Per ne
Quhem Ismet ( Muharrem ) Blakaj nga fsh.Lluga .K.K. Istog
( Burim ) .
Jam i lindur me dt.06.01.1960 , shkollen fillore e kam kryer në
fsh. Muzhevinë ndersa të mesmen në gjimnazin “ Haxhi Zeka “ në
Istog . Duke e pare se kisha prirje në lëndën e gjuhës Shqipe ,
atëherë u regjistrova dhe përfundova Shkollen e Lartë
Pedagogjike në Gjakovë , “Gjuhë dhe Letersi Shqipe”.Jam
regjistruar në vitin 1981 dhe kam diplomuar në vitin 1984 .
Qe nga viti 1981 . unë banoi ,punoi e jetoj në
Gjakovë gjer me tani. Në vitin 1986 kam hy në punë në IBT . “
Emin Duraku “ si referent i sherbimit te sigurimit , më vonë si
porter kryesor ,ku njifem si puntorë i rregullt edhe tani.
Krijimi i firmes “N.T.P.
Kopshtari”
Si fëmi çdo here kam pasë deshirë të rregulloi nji oborr (
park ) te bukur ku oborri im në fshat dallonte shum nga oborret
e tjera .Edhe ku isha në punë ne “E.Durak “ aty kishte nji
park shum të mire, mirpo e shifja se i mungonte nji perkujdesje
e vequar nga nji dorë kopstari , andaj kohen e lire ia kushtoja
rregullimit të atij parku.
Dita dites rregullimi i oborrit ju bie në sy
çdokujt , si pun.te organizates ponjashtu edhe pun.medicional qe
punonin aty si : mjek , motra medicionale etj.Ashtu qe dita
dites filluan të me thirrin tju rregulloi edhe atyre nji
oborr te bukur tju bëj pastrime te oborreve si p.sh : bëja
pastrimin e barit në terësi me kositje , rregullimin dhe
plehnimin e stazëve të lulëve ,kitjen e shemshirave ( muri të
gjallë ) , rregullimin e pishave , selvijave dhe gjdo lloi tjtër
te drurit dekorues duke ja u jep secilit formen e vet dekuruese,
e keshtu gjdo zot shtëpie ishte i kënaqur me punën time.
Pas lufte dihet se shum organizata apo po thuej
të gjitha në Gjakovë ishin të mbyllura unë fillova të mirrem me
mirëmbajtje te oborrëve ku filluan te shtohen ato si këpurdha
pas shiut .Mëqenëse ishte ne pytje qeshtja egzistenciale unë
fillova te marr edhe tim birë me vete qe të më ndimoj ne
rregullimin e oborrit ku edhe ai mësoi shumë nga puna qe duhet
kryer ne oborre. Më vonë pas punës se madhe te shtuar fillova ti
marr edhe dy a tre punëtorë tjerë dhe kisha punë mjaft.
Një ditë nga puna ime persosur u kishte ra në sy
edhe ca punëtorëve te K.Komunal në Gjakovë .Ku nji ditë më
thirri zot. : Zef Biblekaj Drejtor i D.SH.P dhe mu lut se :
gjer me tani mirmbajtjen dhe gjelbrimin e parqëve the tërë
qytetit e ka mbajtë Firma “Qabrati” mirpo për vonesë te mjeteve
( parave ) qe nuk i kemi qitë e kan nderprerë punen qe dy
javë.Andaj a mundesh ti me pastru parkun qendror para Pallatit
të Kultures ? Po i thashë dhe e mbajta në pastrim atë plot një
muaj , kur e pane punen e mirë me lutën qe te mbaj edhe tre
muaj , mirpo unë nuk kisha firmë të hapur dhe paratë mi jepshin
me marrëveshje perms firmës Qabrati , i merreja mujore nga
200.€ në muaj .Mirpo tek ta shifja nji ironi qe kishin ndaj
meje ,kurse nga organet udhëheqëse te K.Komunal simpati në punë
dhe ndaj meje gjdoherë.
E pashë të udhes dhe ne vitin : 23.08.2004 e regjistrova firmen :
N.T.P. “KOPSHTARI
“ me drejtor te birin Elbasan Blakaj si 18 vjeqar i
cili tani është vijues i rregullt në Fakultetein e Bujqësisë
dega : Agroekonomi.
I cili meson shum mire dhe e ka përqafuar shumë më zell jetën
dhe artin e rregullimëve te oborreve dhe parqeve tjera.
Pas regjistrimit te firmës bëra kontratë me
spital gjdo vitë per mirëmbajtje dhe gjelbrimin e tërë qytetit
gjer me tani në vit.2006 , qe e mbaj ende.Menjiheri kam
punësuar edhe katër punëtorë tjerë ku kanë të lidhur stazin dhe
sigurimin .
Rregullimi I parqeve ne nivel te K.Komunal
ishte edhe per mua nji reference e madhe ndaj tërë popullit , ku
veqmas i bie ne sy më duhet ta marr gjithësesi në gojë
Zot.Dr.Pal Lekaj .(Ministër i Shëndetësisë ) në gjakovë i cili
me thirri dhe më ofroi punë me tender rregullimin e parkut te
spitalit në pergjithësi , ku bëra plot dy vite per nji
rregullim te mirëfilltë që ende e maj ne mbikqyrjen time qe tri
vite.
Nga K.K dhe nga Spitali regj.”Isa Grezda “ ne
gjakovë çdo ditë u afirmijsha si kopshtarë i mirë me plot
referenca lavdëruese .
Një ditë kishim shkuar edhe Kfori Italian qe
gjinden ne Gjakovë tek kopshatri i njohur Smajl Peja per te
intervenuar ne rregullimin e ca parqeve ne oborret e
vendqendrimit te KFORIT .Ku Smajli menjëherë më thirri mua me
ekipin tim dhe ma japi nji punë të madhe per mbeltimin e shum
fidanëve në KFOR dhe me tha : Jam shum i lumtur qe unë po e la
nji pasardhës të mire per rregullimin e oborrëve dhe parqëve
në Gjakovë dhe kemi bashkëpunuar në shumë vende bashkë me të.
Tani si firmë dita ditës më shtohej puna si organet
ti quej ashtu Shtetërore panjashtu edhe ne ato private.
Dita dites ne Kosoven e pas luftes ndertohen
fabrikat e reja ,Hoteliere te shumtë ,shtëpi te bukura te
shumta e me shtohej puna sa më shumë ,filluam te intervenoi
edhe ne shum vënde ne Prishtinë ,ku kemi rregullar shum oborre
edhe tani Drejtori i Firmes : Elbasan Blakaj ,edhe studijon dhe
bën mbikqyrjen e atyre oborrëve .
Një ditë duke
punuar ne nji oborr kur me ra cingërrima e tel. ishte nji
perfaqësues nga : Shqipëtar nga Maqedonia : Edmond Kerliu me tha
jom Privatizues i Mullirit – Sillosit në Xëxe dhe me ka ran në
vesh se je nji kopshtar i mire dhe eja se kam shum per te
punuar diq. Shkova ne bisedime me të , ishte njeri i mirë shum
serioz , dhe me pyeti : (ishte present edhe Adnan Mirevci) Qka
ke të kryer djali i mire ?
I tregova se jam Arsimtar i Gjuhës dhe Let. Shqipe ,hoqi syzat
dhe me tha ( ishin edhe tre tenderues tjerë) Ti ke lane arsimin
dhe tani je kopshtar unë e kuptoi se ti e do me zemër kopshtin
andaj pa e pyter askënd ty do ta jap ket tender dhe po qese
do jem i kënaqur me punen tuej do te mbaj mirëmbajtje shum
gjatë dhe do punoi shum vënde tjera me ty.Ashtu u bë qe 5 muej
punoi me tërë ekipin prej B.ant. ne rregullimin dhe
gjelbërimin e oborrit te M & Sillosi ne Xëxe .Ku edhe unë jam
shumë i kënaqur me ta .
Kështu qe menji fjalë ja fillova punës prej
dashurisë simeqe kasha ndaj parkut ,vazhdova per qeshtje
egzidtencionale dhe arrita ne ni firmë mjaft serioze.Dhe ku po
shifet puna ime po shtohet gjdo ditë e më shumë.
Prej fillimit e gjer tani te punës sime mund ti falenderoi
shumë persona dhe familje qe ju kryej sherbim siq:
- K.Komunal
- Spitali Regj. “Isa Grezda “
- Institutin
e mjeksisë se Punës në Gjakovë
- Kforin Italian
- Shkolla e Mesme “ Gjon Nikollë Kazazi “ në Gjakovë
- Haron –Perfaqesuesin banesor në Gjakovë
- Firmen “ Borbas “
- Qerdhen e Fëmijëve te (E.Duraku) ne krye me drej –Keken.
- Firmen “NIKIES” per mirëmbajtjen e Stadiumit te “Vllaznimit”
- Për mirëmbajtjen e pompave te shumta te benzines në Gjakovë
- Për Zot .Dr.Pal Lekaj.
- Dr. Samile juniku
- Dr. Afrim Lama
- Dr .Besnik Bardhi
- Dr. Osman Hoxha
- Dr. Rifat Lila
- Pun.Mjek- Bashkim Meqa
- Dr. Mentor ruka
- Dr. Ukë Berisha Klinë
- Dr. Tomë Kumoni
- Hotel “ Kosova Parku “ - Banje – Pejë
-.Hotel “Presidenti“ – Gjakovë
- Hotel “ Kalaja “ – Gjakovë
- Hotel “ Pashtriku “ – Gjakovë
- Piceria “ Krena “ – Gjakovë
- Mulliri M & Sillosi – Xerxë
- Firma “ Liridoni “ – Pejë
- Firma “ Nertili “ – Gjakovë
- Firma “ Mazart “ me pronar Shukri Lila – Gjakovë
- Shkolla fillore “ Fehmi Agani “ – Gjakovë
- Shkolla fillore “ Mustafa Bakia “ – Gjakovë
- Xhamia e Hadumit “ – Gjakovë
- Kisha e Shën Frrokut (Novo Selles) , e Becit , e Shën
Jozefit në Pjetër Shan
Avokat :Rifat Malazogu .
- Firmen – “Valoni Impeks “ Tafil Bardhin
- Keng. Shkelzen jetishi
- --------Vllaznim Bugjovi
- --------Shtepin e “ Kosova Reisen “ ne krye me Rexhep Sadrinë.
E shumë e shumë personel dhe krye familjarë te shumtë qe me
pranuan ne antarësimin e familjarit te tyre. Ngase Kopshtari
është pjesë perbërëse e gjdo familje ku punon andaj duhet punuar
me ndergjegjje të plotë dhe sukseeset nuk do te mungojnë
asnjiherei.
Dhe me tej vazhdoi rrugen drejt realizimit qe te jem
sa ma i afert me gjdo person dhe kryefamiljar dhe sa me te
bukur tju sherbej atyre me rregullimin e gjelbrimit te oborrit
te tyre , ne stilin dhe artin qe kam ne pervojen time, besoi se
nuk do te zhgenjeni asnjiherë.